Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Helsinki: Akti i betimit i gjyqtarëve të Kushtetueses bëhet vetëm para Presidentit

Politikë E mërkurë, 19 Shkurt 2020 17:28
Helsinki: Akti i betimit i gjyqtarëve të Kushtetueses bëhet vetëm para Presidentit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në shkresën e saj drejtuar Komisionit të Ligjeve, Komiteti i Helsinkit duke vlerësuar rëndësinë që paraqet konsultimi publik i këtyre dy nismave, si dhe duke pasur në konsideratë faktin se të dyja këto nisma prekin dy ligje të rëndësishme që janë hartuar/ndryshuar në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, KShH sugjeron që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi ligjor të gjithanshëm me institucione si: Presidenti i RSH-së, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, me shoqatat e gjyqtarëve, ekspertë të së drejtës kushtetuese, etj.

“Lidhur me këtë propozim, KShH vlerëson ceremonia e betimit që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet në formë të shkruar, pasi betimi në vetvete, si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, para Presidentit të RSH. Gjithashtu, sikurse dihet, atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër. Ndaj akti i betimit duhet të bëhet vetëm para këtij institucioni.

Forma shkresore që parashikohet me ndryshimet e propozuara, në vlerësimin tonë, përveç se nuk është tipike për aktet ceremoniale të betimit të realizuara me funksionarët e nivelit të lartë në këto 2-3 dekadat e fundit, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ja ka akorduar Presidentit të RSH. Kushtetuta e vendit tonë e parashikon aktin e betimit për një sërë funksionarësh të lartë publikë, në të tria degët e pushteteve. Madje akti i betimit parashikohet edhe për vetë Presidentin e RSH, i cili para se të fillojë detyrën duhet të bëjë betimin para Kuvendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra, akti i betimit para institucionit të parashikuar në Kushtetutë merr një rëndësi të veçantë dhe Kushtetuta e konsideron këtë akt si një kusht për fillimin e detyrës. Në këtë kontekst, akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, duhet të kemi në kosideratë që Presidenti i Republikës mund të refuzojë të organizojë ceremoninë e betimit, sepse ai konsideron zgjedhjen ose emërimin e tij jo në përputhje me Kushtetutën (ose për shkaqe të tjera). KShH thekson nevojën se ndryshimet në kuadrin ligjor në fuqi kërkojnë analizë të thellë, objektive dhe profesionale, dhe duhet të marrin në konsideratë efektet që ato krijojnë në periudhë afatgjatë. Këto ndryshime nuk duhet të marrin në konsideratë raste të shkëputura dhe sporadike, dhe aq më tepër, konfliktet që krijohen midis institucioneve kushtetuese, të cilat mund të zgjidhen në rrugë të tjera, si psh: duke vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Vetë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj ka theksuar rolin rëndësishëm e Presidentit të RSH, si atë të arbitrit, të moderatorit të pushteteve e të rregullatorit, si një figurë neutrale me një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, në balancimin e pushteteve, si dhe në kryerjen e funksioneve të tyre respektive.

Përveç argumenteve të përmendura më sipër, KShH vlerëson se ky parashikimi nuk mund t’i japë fuqi prapavepruese gjyqtarëve të zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, që janë zgjedhur sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e drejtoreshës Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, drejtuar kryetarit të Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja.

Etiketat e lidhura

Komiteti i Helsinkit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 6 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 7 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 7 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 7 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 7 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 6 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 8 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 10 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.