Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nis regjistrimi elektronik i çdo shqiptari në pesë kontinentet. Ndiqni udhëzuesin…

Aktualitet E diel, 12 Janar 2025 11:43
Nis regjistrimi elektronik i çdo shqiptari në pesë kontinentet. Ndiqni udhëzuesin…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri, sot është hapur procesi i rregjistrimit të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë i jep mundësinë shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit. Rregjistrimi i tyre do të mbyllet më 4 mars. Të gjitha procedurat mund të realizohen online, ndërsa për të votuar, atyre do t’u dërgohet me postë fleta e votimit.

Që prej mesnatës, qindra shqiptarë me banim jashtë vendit kanë paraqitur kërkesën për t’u rregjistruar si pjesmarrës në zgjedhjet e ardhshme. Procesi realizohet përmes një platforme elektronike në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve apo një aplikacioni të posaçëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas asaj që bëri të ditur Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi, kërkesat janë bërë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë thuajse të gjithë kontinentet.

Fillimisht kërkohet hapja e një llogarie personale, e më pas, nëpërmjet saj, plotësohen të dhënat e nevojshme dhe ngarkohen dokumentat identifikuesë si dhe të tjera që vërtetojnë vendbanimin e saktë, në mënyrë që autoritetet të kenë adresën ku do të duhet të dërgojnë më pas fletën e votimit.

Kërkesa për rregjistrim vlerësohet nga KQZ e cila duhet të japë miratimin brenda 5 ditëve. Në rast se kërkesa refuzohet për mungesë të ndonjë dokumentacioni, çdokush ka të drejtë të aplikojë sërish, qoftë dhe disa herë, deri më datë 4 mars, kur procesi i rregjistrimit përmbyllet. Pas kësaj date hartohet lista e votuesve nga jashtë, dhe emrat e tyre hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali, përmes një mesazhi të shpërndarë sot, ndërsa vlerësonte kontributin e emigrantëve ndër vite, i bëri atyre thirrje që të rregjistrohen për të marrë pjesë në votime “në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku jetoni. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 11 minutash
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 12 minutash
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 8 orësh

Sipas listës së zgjedhësve të bërë publike pak ditë më parë, rezultojnë mbi 3.7 milionë persona me të drejtë vote. Duke marrë në konsideratë se gati mbi 45 përqind e shqiptarëve, vlerësohet se jetojnë jashtë vendit, thuajse në të njëjtat raporte kjo reflektohet dhe për votuesit. Mbetet për t’u parë se sa i lartë do të jetë interesi e emigrantëve për të të marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.

Qeveria ka shprehur gatishmërinë që për këtë proces të parë, ajo të marrë përsipër pagesën e kostove të postës për fletën e votimit. Por një gjë e tillë kërkon ndërhyrje në Kodin zgjedhor, sikundër dhe për disa elementë të tjerë teknikë të kërkuar dhe nga vetë KQZ-ja.

“Në vlerësimin tim mund të shihet mundësia e një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për t’iu përgjigjur më mirë interesit të ligjshëm të çdo kahu politik për këtë process, pasi është shumë e rëndësishme që të gëzojë në mënyrë absolute besimin e të gjitha palëve. Dhe çdo shqetësim që çdonjëra prej tyre mund të ketë, nëse do mund të adresohet, përmes ndryshimeve ligjore, nuk ka arsye pse të mos adresohet në këtë mënyrë”, deklaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Nga ana tjetër, kundërshtitë e Partisë Demokratike, pritet të reduktojnë ndjeshëm zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik, vetëm në disa qendra pilot në kryeqytet, përkundër gatshmërisë së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të shtrirë në tre qarqe, ose së paku vetëm në Tiranë./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 11 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 11 minutash

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 12 minutash

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 8 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 8 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 11 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.