Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:43 Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama Reagimi i Tedi Blushit: Si sot, dy vite më parë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drama ekzotike e kërcimtares “Anora” fiton Palmën e Artë në Kanë

Kultura E diel, 26 Maj 2024 10:07
Drama ekzotike e kërcimtares “Anora” fiton Palmën e Artë në Kanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Regjisori amerikan Sean Baker fitoi çmimin kryesor, Palmën e Artë, në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë me filmin “Anora”, duke mposhtur 21 filma të tjerë.

Juria, e udhëhequr nga regjisorja amerikane Greta Gerwig, e cila drejtoi “Barbie”, i dha çmimin prestigjioz Baker për historinë e tij për një balerin striptizi në Brooklyn të quajtur Ani, i cili takon djalin e një oligarku, me të cilin martohet edhe pas pakënaqësisë së madhe të prindërve të tij.

Mund t'ju interesojë

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Para 48 minutash
Këngëtarja Aurela Gaçe i bashkohet protestës

Këngëtarja Aurela Gaçe i bashkohet protestës

Para 12 orësh
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

20 Tetor 2026, 09:05

Ata bënë gjithçka për të prishur marrëdhënien e tyre.

Swiss Digital

Filmi me ritme të shpejta është një përzierje e komedisë dhe dramës dhe i ka impresionuar audiencës me kthesa të papritura dhe shumë humor.

“Ky ka qenë qëllimi im i veçantë si regjisor për 30 vitet e fundit”, tha Baker gjatë marrjes së çmimit.

“Nuk jam vërtet i sigurt se çfarë do të bëj me pjesën tjetër të jetës sime”, tha ai me shaka.

“Por, e di që do të vazhdoj të luftoj për kinemanë, sepse tani duhet ta mbajmë kinemanë gjallë”, shtoi ai.

”Të shikosh një film në shtëpi, ndërsa lundron me telefonin tënd dhe kontrollon emailet nuk është mënyra e duhur”, tha Baker.

“Të shikosh një film me të tjerët në një kinema është një nga përvojat e mëdha të përbashkëta. Ne ndajmë të qeshurën, pikëllimin, zemërimin, frikën dhe shpresojmë të kemi një katarsis me miqtë tanë dhe të panjohurit. Kështu që unë them se e ardhmja e kinemasë është aty ku filloi, në një kinema”, theksoi ai.

Baker u bë i njohur me komedinë e tij indie të vitit 2015 “Tangerine”, e cila u xhirua tërësisht në iPhone.

Çmimi i Madh, çmimi i dytë më i rëndësishëm i festivalit, shkoi për “All We Imagine as Light” nga regjisori indian Payal Kapadia.

Francezi Jacques Audiard mori çmimin e jurisë për muzikalin e tij “Emilia Pérez”.

Regjisori iranian Mohammad Rasoulof, i cili u largua nga Irani pasi u dënua me disa vite burg, u nderua me një çmim special të jurisë.

I lindur në vitin 1972, regjisori u largua së fundi nga Irani duke kaluar në këmbë një kufi malor përpara se të strehohej në Gjermani, ku vajza e tij po studion mjekësi.

Ishte e paqartë për një kohë të gjatë nëse ai do të vinte në festivalin e filmit.

Filmi i tij “The Seed of the Sacred Fig” tregon historinë e protestave në Iran pas vdekjes së gruas kurde 22-vjeçare Mahsa Amini në shtator 2022.

Situata në vend tregohet përmes tensioneve në një familje.

Çmimi për aktoren më të mirë u nda nga katër femra këtë vit: ai u shkoi aktoreve Karla Sofía Gascón, Zoe Saldana, Selena Gomez dhe Adriana Paz për rolet e tyre në “Emilia Pérez”.

Jesse Plemons u nderua si aktori më i mirë për rolin e tij në “Kinds of Kindness” nga Yorgos Lanthimos, regjisori i vitit të kaluar “Poor Things”.

Miguel Gomes fitoi çmimin për regjisorin më të mirë për filmin “Grand Tour”.

Coralie Fargeat u nderua për skenarin më të mirë me “The Substance”./ a.jor. ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama
AKTUALITET Tani

Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama

City fitoi me “manita” ndaj AEK, por tribunat ishin të … boshatisura
SPORTI Para 11 minutash

City fitoi me “manita” ndaj AEK, por tribunat ishin të … boshatisura

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Para 17 minutash

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 21 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 48 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.