
Armando Broja ka folur më fjalë të mëdha, me fjalë zemre për Shqipërinë, për tifozët kuqezi. Së fundmi, në një intervistë për revistën angleze, “Risingballers”, bomberi shqiptar e nisi pikërisht nga tifozët, i bindur se me të në krah, Shqipëria është me e fortë.
“Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja duke u ndalur më pas tek mënyra e tij e festimit.
“Kush shënoj festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelka, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”, theksoi Broja.

Sulmuesi shqiptar u pyet edhe në lidhje me Euro2024, ftesën e marrë nga Sylvinho dhe grupin ku bën pjesë Shqipëria: “Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falënderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë. Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”, u shpreh Broja.

