Broja: Mund të bëjmë diçka të veçantë në “Euro 2024”, kemi tifozët më të mirë në botë!

Armando Broja ka folur më fjalë të mëdha, me fjalë zemre për Shqipërinë, për tifozët kuqezi. Së fundmi, në një intervistë për revistën angleze, “Risingballers”, bomberi shqiptar e nisi pikërisht nga tifozët, i bindur se me të në krah, Shqipëria është me e fortë.

“Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja duke u ndalur më pas tek mënyra e tij e festimit.

“Kush shënoj festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelka, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”, theksoi Broja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi shqiptar u pyet edhe në lidhje me Euro2024, ftesën e marrë nga Sylvinho dhe grupin ku bën pjesë Shqipëria: “Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falënderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë.  Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”, u shpreh Broja.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?