Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Promovimi i Euro U-17 në Shqipëri nis nga Durrësi, Duka: Historike, ta kthejmë këtë Evropian në festë

Aktualitet E hënë, 14 Prill 2025 21:08
Promovimi i Euro U-17 në Shqipëri nis nga Durrësi, Duka: Historike, ta kthejmë këtë Evropian në festë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadër të fushatës promovuese për Kampionatin Evropian U-17 “Shqipëri 2025”, Federata e Futbollit organizoi pasditen e sotme në Durrës një event festiv, që mblodhi fëmijë dhe banorë të këtij qyteti. Aktiviteti që u mbajt në sheshin përpara Pallatit të Kulturës kishte në qendër promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë si edhe përfshirjen e komunitetit të Durrësit në këtë ngjarje të madhe sportive që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadori i turneut Klaus Gjasula si edhe anëtarë të KE-së së FSHF-së dhe përfaqësues të SHRF Durrës. Duka foli për këtë event madhor që do të zhvillohet në vendin tonë, duke e konsideruar si një moment historik për Shqipërinë.

Mund t'ju interesojë

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 1 ore
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 2 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 2 orësh

Kreu i FSHF-së ftoi të gjithë qytetarët e Durrësit të mbështesin ekipin tonë kombëtar në këtë kampionat si edhe të mirëpresin 7 ekipet e tjera finaliste. Duka u shpreh besimplotë që të gjithë shqiptarët do ta kthejnë këtë event në një festë sportive. “Vetëm një muaj më vonë 7 ekipet më të mira të Evropës do t’i bashkohen skuadrës tonë kombëtare për të zhvilluar këtë kompeticion të rëndësishëm Evropian që ndodh për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Jemi krenarë që kemi mundësinë të presim një event të tillë. Jam shumë i bindur që me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e shumë faktorëve në vend ne do të bëjmë një kampionat model. Ne do ta kthejmë atë në një festë jo vetëm sportive, por më shumë se sportive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke qenë nga Durrësi, jam shumë i lumtur që e hapim sot promovimin e Europianit në qytetin tim dhe jam i bindur që Durrësi do të dijë ta bëjë si tre qytetet e tjera mikpritjen e ekipeve, mbështetjen e tyre me praninë e të gjithë juve dhe më shumë se ju në shkallët e stadiumit për ta bërë vërtetë një festë. Tashmë çdo gjë është gati, katër stadiumet ku do luhen ndeshjet janë gati, 10 fusha të rikonstruktuara me kontributin e qeverisë shqiptare dhe FSHF-së janë gati. Të gjithë bashkë ta mbështesim këtë Europian dhe ta përjetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju ftoj të gjithëve ta ndiqni këtë Europian në stadium”, tha Duka.

Durrësi është një nga qytetet pritëse të Kampionatit Europian U-17, teksa në stadiumin “Niko Dovana” do të luhen disa nga ndeshjet finale të këtij edicioni. Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, në fjalën e tij vlerësoi kontributin e Presidentit Duka në organizimin e Kampionatit Europian U-17 në vendin tonë dhe shtoi se qytetit të Durrësit do t’i sjellë gjallëri, turizëm dhe jetë. “I nderuar President i FSHF-së, Armand Duka, është një nder e krenari dhe besoj që është gjithë kontributi dhe puna juaj e palodhshme që në Shqipëri vjen një Kampionat Europian për të rinjtë. Besoj se përgatitja, sidomos për qytetin e Durrësit, është në nivelin më të lartë. Mbështetja jonë vjen pas mbështetjes tuaj në organizimin tuaj kaq ambicioz. Qytetit të Durrësit do t’i sjellë gjallëri, turizëm, jetë dhe besoj se të gjithë së bashku do të shijojmë mrekullinë dhe sportin më të bukur që është futbolli”, tha zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.

Ambasadori i turneut, Klaus Gjasula përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i ftoi të mbështesin ekipin tonë kombëtar në këtë kompeticion evropian. “Është një grup i vështirë, janë ekipe të forta. Ne do të shijojmë momentin, do të kemi mundësinë të tregojmë se kush jemi ne. Do t’i tregojmë botës dhe mbështetjen e tifozëve, do t’i përkrahim çunat dhe do të kemi vetëbesim”, tha ai.

Etiketat e lidhura

dukaEuro U-17 në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.