
Sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi po konfirmon sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke qenë protagonist absolut me Empoli në Serie B.
Në përballjen e radhës ndaj Pescara, Shpendi zhbllokoi rezultatin që në minutën e nëntë, duke realizuar me kokë dhe duke i dhënë skuadrës së tij një nisje perfekte të ndeshjes.
Me këtë gol, 21-vjeçari shkon në kuotën e 12 realizimeve këtë sezon, duke u renditur mes sulmuesve më të spikatur të kampionatit. Para tij qëndrojnë vetëm Alberto Adorante i Venezia me 13 gola dhe Matteo Brunori i Palermo që kryeson listën me 21 realizime.
Pavarësisht formës së shkëlqyer dhe kontributit të vazhdueshëm, Shpendi ende nuk ka marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare. Ai, së bashku me vëllain e tij Kristian Shpendi, konsiderohen ndër sulmuesit më premtues dhe më efikasë të Serie B këtë sezon.


