
Vllaznia e femrave e nis me humbje fazën e grupeve të Champiosnit. Vajzat kuqeblu edhe pse mundën rezistuan për 53 minuta lojë, nuk ia dolën të bënin surprizën përballë Realit të Madridit në “Loro Boriçi”.
Portierja e shkodranëve, Williams, kreu disa pritje vendimtare, duke shmangur një humbje me goleadë. Për Realin shënoi në minutën e 54-t Gonzalez, ndërsa në të 76-të Carmona dyfishoi shifrat me penallti. Rezultati 2-0 mbeti i pandryshuar në minutat e mbetura të sfidës.
https://www.youtube.com/watch?v=RH2lzgZeKKI
