A duhet me qenë ditë feste sot apo reflektimi?
Nga Ilir Demalia
A duhet me qenë ditë feste sot apo reflektimi?
Asnjë refleksion sot për 8 dhjetorin 1990 edhe pas 31 vitesh.
Asnjë raport me të vërtetën e kësaj ngjarje.
Në një kohë që “krijuesit e këtij revolucioni”, nuk kanē lënë akuza pa nxjerrë e thënë kundër njëri-tjetrit, si komunist, si spiun i Sigurimit, si i korruptuar, si trafikant, si tradhëtar, si i futur nga Ramizi, Xhelili, e.t.c
Pas 31 vjetësh Shqipëria prej kësaj klase politike dalë nga “pluralizmi-politik” i dhjetorit 90, nuk ka arritur të zhvillohi zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pas 31 vjetësh nuk ka arritur prej kësaj klase politike të zhvillohet një minimum demokracie, si brënda partive ashtu dhe si formë shtetërore.
Pas 31 vjetësh korrupsioni-shtetëror me politikanë të radhës se parti-bandave që kanë sunduar vendin, me qarkullimin e parave të trafiqeve, të cilët kanë uzurpuar pasurite kombëtare me familjare apo klientët e tyre, duke denatyralizuar vendin dhe shkatërruar pronën, nuk është ndërtuar një mardhënie ekonomike-kapitaliste, por njē ekonomi e sunduar nga oligarkia e politikës kriminale si sundim feudo-bajraktarist.
Sot ka histeri “heroizmash” manipulim-simulimi, fallsifikimesh dhe gënjeshtrash pafund, pikërisht nga ata që e përdorë dhjetorin në funksion të kastës politike të regjimit komunist për pushtet dhe pasurim me postet publike për familjet e tyre, klintelën e tyre me bandat e tyre për bandat sunduese të radhës.