Gentian Çala: 30 ditë për të rikthyer shpresën
Nga Gentian Çala
Shqipëria në udhëkryq. Këtë e kanë kuptuar shqiptarët. Sot nisi numërimi mbrapsht drejt ditës së zgjedhjeve. Askush nuk mund zhbëjë zemëratën e njerëzve të zhgënjyer me dështimet dhe keqqeverisjen. Midis skenarit të pashallëkut autokratik të Ramë-Rilindjes dhe demokracisë, tregut të lirë e konkurues dhe një qeverisje normale, që ofron Opozita e Bashkuar, shqiptarët në shumicë do të zgjedhin të dytën.
Beteja e këtyre 30 ditëve është për çmonitimin e binomit krim-qeveri dhe hapjen e një faqe të re që sjell shpresë. Frika duhet mundur sepse askush nuk i ka fatet tona në dorë veç secilit nga ne. Nëse nuk mundim frikën, ne i jemi dorëzuar shtypjes dhe varfërimit nga një pushtet që po rrëzohet. Kjo është beteja midis rrënimit dhe shpresës. E djeshmja sjell rrënimin, kurse 25 Prilli shpresën për ndryshim. Vota është arma juaj për ndëshkimin e së keqes, për mundjen e frikës.
Ne duhet të jemi sot më të bashkuar se kurrë. Pushteti nuk e mund dot shumicën e popullit. Ndaj trokisni fort në çdo vatër familjare sepse kjo nuk është vetëm betejë e rotacionit të pushtetit, por e kombit, familjeve dhe e ardhmërisë së fëmijëve tuaj. Beteja e shpresës trimfon gjithmonë mbi errësirën e shtypjes.
Mbështesni kudo ndryshimin!
Suksese të gjithëve!
O sot, o kurrë!