Greqia rrezikon të dalë nga Eurozona dhe BE’ja

 

Banka Qendrore e Greqisë ka paralajmëruar sot se nëse Athina dështon të arrijë marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtarë, një gjë e tillë do të çojë në daljen e mundshme të Greqisë nga Eurozona dhe Bashkimi Evropian.“Dështimi për të arritur marrëveshje, do të shënojë fillimin e një drejtimi të dhimbshëm, që fillimisht bën që Greqia të dështojë në pagesën e borxheve dhe pastaj çon në daljen e vendit nga Eurozona dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Banka Qendrore greke, raporton AFP.

Në fillim të kësaj jave, Greqia dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë kanë dështuar të arrijnë marrëveshjen, e cila do t’i siguronte Greqisë këstin e fundit, në vlerë prej 7.2 miliardë eurosh, nga paketa e ndihmës ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreditorët ndërkombëtarë, përfshirë BE-në dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, kanë kërkuar reforma të mëtejshme në ekonominë greke, përfshirë rritjen e taksave dhe shkurtimin e rrogave të shërbyesve civilë dhe të pensioneve, para se të japin kështin e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, Qeveria majtiste e Greqisë i ka kundërshtuar këto reforma.Në anën tjetër, ajo duhet t’i paguajë FMN-së borxhin prej 1.5 miliard eurosh deri në fund të qershorit.

 

Nëse dështon, Greqia do të përballet me falimentim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?