FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ISIS jep tjetër mesazh

 

Media e ISIS, “el-Furkan”, ka lëshuar një mesazh audio ku pretendohet se flet lideri i grupit terrorist, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili nëse konfirmohet është mesazhi i parë i këtij lloji gjatë këtij muaji.

El-Bagdadi i bën thirrje myslimanëve që të marrin armët dhe të emigrojnë në kalifatin e shpallur nga ISIS në zonat e Sirisë dhe të Irakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analistët janë shprehur se zëri duket se është i Al-Baghdadi-it, por deri tani nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fati i liderit të ISIS është i paqarta mes raporteve të sulmeve ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër bazave të terroristëve.

“Nuk ka asnjë justifikim për asnjë mysliman për të mos emigrua në shtetin islam, bashkimi në këtë luftë është detyrë për çdo mysliman. Ne po ju bëjmë thirrje ju ose të bashkoheni ose të luftoni kudo ju jeni”, thuhet në mesash. 

Në një mesazh të fundit të Ministrisë së Brendshme irakiane thuhej se Al-Baghdadi ishte plagosur rëndë në një sulm ajror të koalicionit në muajin mars. Megjithatë, nga raporte të tjera duket se ky lajmi i plagosje së liderit të ISIS ishte i pasaktë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?