FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat greke: Edi Rama kërkon të ndryshojë kufijtë

Mediat greke kanë sulmuar sërish kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Cilët dhe pse po ndezin tani zjarrin në kufi?

Ky është titulli i revistës greke EPIKAIRA. Revista hap panik se pritet një luftë Ballkanike sipas saj, ku Rusia nuk do të qëndrojë indiferente.

Në faqet e brendshme ajo e paraqet Ramën me shprehje luftarake në fytyrë poshtë një harte të Shqipërisë, shkruan Dita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në median greke janë shtuar spekulimet për këtë temë. Më herët revista greke “Bilanci ushtarak dhe gjeopolitika”, i kushtonte 10 faqe marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Revista thotë madje që në rast të mosfunksionimit në detin Jon, të marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës, mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Autori është i bindur se edhe pse Greqia ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saj në këtë rast.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?