Mesazhi më i bukur i 21 qershorit

 

Skënder Minxhozi

Veriu blu, Jugu i kuq. Kjo ka qenë aksioma elektorale që shoqëron demokracinë shqiptare, që nga dita e parë e lindjes së saj, 24 vjet më parë. Nga votimet e përgjithshme në ato lokale, panorama ishte e njëjtë: bastionet ideologjike nuk zhgënjenin thuajse kurrë, asnjërën nga partitë kryesore. Në dy dekada e gjysëm, me përjashtime të rralla, njollat në hartën politike të Shqipërisë ndiqnin një kriter të pastër ideologjik: demokratët fitonin në Veri, socialistët dhe të majtët e tjerë në Jug.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë, ajo që ndodhi këtë radhë, duket se e tejkaloi këtë ngërç historik. Bukuria e zgjedhjeve të fundit është jo vetëm qetësia e tyre, jo vetëm mungesa e ngjarjeve të rënda, jo vetëm mesazhet e urimit që Hasan Halili, Genc Deromemaj, Erion Veliaj dhe Enkelejd Alibeaj i dërguan kundërshtarëve të tyre, por edhe një element tjetër mjaft i rëndësishëm. Mallakastra, Pogradeci dhe Përmeti blu nga njëra anë dhe Dibra, Hasi dhe Fushë­Arrëzi vjollcë, janë një lajm gjithashtu i bukur që na vjen nga kutitë e votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkartisja e hartës elektorale të vendit, me fitoren e njësive bashkiake nga të dyja palët, në të dy

ekstremitetet gjeografike të Shqipërisë, është një shenjë e sigurt emancipimi e votuesit shqiptar, e

rritjes së vëmendjes së tij ndaj ofertave politike, më shumë se ndaj ngjyrës së kandidatëve. Kjo që po ndodh aktualisht, shënon, me gjasë, fillimin e një faze të re të daljes së shoqerisë shqiptare nga shpërgenjtë ideologjikë të së shkuarës.

 

javanews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?