Minxhozi: Veliaj do t’i kthejë Tiranës entuziazmin e munguar

 

Analisti Skënder Minxhozi e sheh Erion Veliajn si kandidaturën më të përshtatshme të së majtës për Bashkinë e Tiranës. Duke folur për Top Channel, Minxhozi tha se Veliaj vjen me një produkt të tijin në këtë garë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 
"Veliaj është ministri më i suksesshëm i qeverisë Rama dhe në garën për Tiranën vjen me një produkt të tijin. Ai do t'i japë të majtës një qeverisje me entuziazëm në Tiranë, pas 4 viteve gri dhe aspak pozitive", nënvizoi Minxhozi.
 
Ai tha se kandidati i PD, Halim Kosova do ta ketë të vështirë në Tiranë, duke qenë se êshtë lënë praktikisht i vetëm dhe me një imazh aspak të mirë të Bashkisë së Tiranës pas drejtimit të Lulzim Bashës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?