“Nuk kishte përleshje ndëretnike”, Maqedonia-Europës: Operacion kundër terrorizmit!

Fqinjët tanë, me pretendimet e tyre,  kërkojnë t’i mbushin mendjen Europës se shqiptarët janë “terroristë” dhe ata për këtë aryse kanë të drejtë t’i vrasin, t’i shtypin e të bëjnë ç’të duan me ta. Pra, Maqedonia gjen rastin të justifikohet dhe jo të mbajë përgjegjësi me bombardimet në Lagjen e Trimave, në Kumanovë.    

Në letrën informuese që ua ka dërguar shteteve të Bashkimit Evropian, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka njoftuar ato për rrjedhën e aksionit të armatosur të së shtunës në Kumanovë.

Shteti maqedonas thotë se operacioni nuk ishte përleshje ndëretnike, por ishte i drejtuar kundër një grupi terrorist me ambicie politike, që synim përfundimtar kishte të rrezikonte rendin dhe sigurinë në Republikën e Maqedonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderët kryesorë të këtij grupi, sipas Qeverisë maqedonase, janë: Muhamed Krasniqi, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Malisheva”; Mirsad Nrecaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant NATO”; Sami Ukshini, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Sokoli”; Beg Rizaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Begu” dhe Demë Shehu, shtetas i Kosovës, i njohur si “Juniku”. Liderët, sipas letrës, figurojnë si themelues të strukturave paramilitare dhe kanë pasur tentativa të pasuksesshme për të siguruar mbështetje politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një shprehje e famshme e Viktor Hygo, se “luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat,” i shkon më për shtat situatës së fundit në Kumanovë.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?