Rama: Sot është një ditë zie

 

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Spitalin e Politraumës në Tiranë, dy efektivët e Policisë së Shtetit, të plagosur në krye të detyrës në Lazarat. Ndërsa u informua nga ekipi i mjekëve se gjendja shëndetësore e dy efektivë është jashtë rrezikut për jetën, Kryeministri kërkoi kujdes maksimal deri në shërimin e tyre të plotë.  

Duke folur për ngjarjen, Kryeministri e cilësoi një akt kriminal drejtuar kundër Policisë së Shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen e Policisë së Shtetit, por besoj edhe për çdo shqiptar, çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, vlerëson kurajën, vlerëson shërbimin e Policisë së Shtetit dhe të këtyre djemve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke i shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së efektivit që nuk arriti dot t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur në të njëjtën kohë, edhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua që të nënvizoj se duhet të ndjehen vërtetë keq, ata që për faqen e tyre të zezë, edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë, madje edhe duke e fajësuar, jo dhe aq në mënyrë indirekte. Faqen më të zezë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?