Stalinin e helmuan…për të shpëtuar nga Lufta e Tretë Botërore?

Zyrtarisht Stalini vdiq nga një hemorragji cerebrale, edhe pse të paktë janë ata që besojnë këtë version.

Mbrëmjen e 28 shkurtit 1953, udhëheqësi sovjetik mblodhi ata më besnikët e tij, Beria, Malenkov, Bulganin dhe Hrushov.  Më parë panë një film në Kremlin, pastaj shkuan në banesën e Stalinit në fshat dhe nisën të pinë përgjatë gjithë natës.

Kur mysafirët u larguan, Stalini lajmëroi truprojat e tij se të nesërmen do të flinte deri vonë. Për të mos e shqetësuar, askush nuk hyri në dhomën e tij të gjumit deri në orën 22.00 të mbrëmjes së ditës tjetër, kur u gjet pothuajse i pajetë.  Kur mbërriti mjeku, Stalini kishte vdekur tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tryezë e rrumbullakët e përbërë nga historianë dhe “dëshmitarë”, që u mblodh në Kongresin amerikan në vitin 2003 konkludoi se tirani kishte vdekur nga shkaqe natyrore.  Vetëm djali i Hrushovit, Sergei, kundërshtoi dhe u duk se mbërriti deri në pikën ku akuzoi të atin për vrasjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Klaus Larres, moderatori i tryezës së rrumbullakët, si dhe Raymond Garthoff i CIA u shfaqën skeptikë për “vdekjen natyrore”.  Shumë shkrimtarë deklaruan se ishin dakord me teorinë e vrasjes, duke thënë se kreu i truprojave të Stalinit e kishte helmuar atë me një injeksion, me urdhër të Berias.

Kjo tezë bazohet në lajmin, e dhënë nga vetë Stalini, për qëllimin e një mjeku hebre për të kryer atentat ndaj jetës së tij si dhe vendimin e mëpasshëm për të prishur çdo lloj marrëdhënieje me Izraelin.

Besnikët e tij druheshin se mos diktatori kishte për qëllim që të persekutonte hebrenjtë, një fakt që do të shkaktonte më pas një luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendra e lëvizjes sioniste.

Pra mendohet që kanë qenë njerëzit më të afërt të Stalinit që e kanë helmuar, për të shmangur një luftë të tretë botërore por edhe për të shpëtuar lëkurën: thuhet që Stalini kishte ndërmend të spastronte të gjithë Byronë Politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?