Tirana, qyteti i katërt më i ndotur në Evropë

 

Sipas indeksit që tregon ndotjen në qytetet europiane, Tirana renditet pas Napolit, Kievit dhe Shkupit.

Tirana është qyteti i katërt më i ndotur në Evropë. Sipas indeksit që tregon ndotjen në qytetet europiane, Tirana renditet pas Napolit, Kievit dhe Shkupit. Indekset e ndotjes së atmosferës shërbejnë për të orientuar vendet, se çfarë masash duhet të marrin për të pastruar mjedisin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Afërsisht 9 mijë e 500 njerëz humbasin jetën çdo vit në Londër si pasojë e ndotjes së ajrit, një shifër kjo që flet për dyfishimin e vdekjeve të shkaktuara nga ky faktor krahasuar me vitet e shkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një studimi nga “Greater London Authority and Transport”, gazi kryesor që shkakton edhe ndotjen me të dëmshme të ajrit është dioksidi i nitratit, i cili përhapet në atmosferë në 90% të rasteve nga karburanti i makinave dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në mushkëritë e njerëzve.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, si dhe dëmton zhvillimin e plotë të mushkërive te fëmijët. Sipas autoriteteve londineze, ky është një mesazh i fortë për qeverinë, se duhet të veprojë sa më shpejtë.Po ashtu, një hartë e “Washington Post” shfaq qytetet të cilat do të jenë në krye të klasifikimeve botërore për sa i përket ndotjes së ajrit deri në vitin 2030. Pjesë e kësaj liste janë qytete të njohura si: Parisi, Varshava, Stokholmi në Suedi apo Shtutgardi në Gjermani. Arsyet kryesore të ndotjes do të jenë shtimi i numrit të automjeteve, hidrokarburet, djegia e pyjeve apo lëndëve të tjera të ngurta, si dhe industria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?