Tiranë-Beograd, ‘luftë’ në Twitter

 

Vendimi i Gjykatës  së Arbitrazhit Sportiv për t’i dhënë Shqipërisë tre pikë për ndeshjen me Serbinë, ka futur në “sherr” edhe dy kryeministrat e dy vendeve. Replikat janë zhvilluar në distancë përmes llogarive personale në rrjetin social Twitter

I pari ishte kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç që përmes një postimi në Tëitter u shpreh se drejtësia europianë u shndërrua në një padrejtësi botërore. “Drejtësia europiane për të disatën herë u shndërrua në një padrejtësi botëror.   Vendimi i CAS i turpshëm për drejtësinë, fyerje për gjithë njerëzit normalë”- shkruajti Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, duke i bërë tag kryeministrit Rama, Vuçi shkruajti: “Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”. Pak orë pas këtij reagimi, vjen edhe përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkoder, ku je i mirepritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t'i duartrokasim se bashku ata qe do fitojne. @SerbianPM mik i dashur ne Shqiperi do fitoje kush do luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj "Ne do fitojme" se s'ke asgje ne dore:-), shkruan Rama, i cili njësoj si Vuçiç e bën edhe në gjuhën angleze postimin.

Më herët gjatë ditës pasi u konfirmua vendimi i gjykatës në favor të Shqipërisë, kryeministri Rama përshëndeti marrjen e tre pikëve, përmes një mesazhi të shkurtër në Tëitter.

“Super! Ja ç’domethënë drejtësi europiane! Tre pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd”- shkruajti Rama.

U duk sikur raportet mes Vuçiç dhe Ramës u normalizuan sidomos pas vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, por të paktën replikat e ditës së sotme në rrjetet sociale nuk tregojnë këtë gjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?