Zgjedhjet do të mbahen mend për dy gjëra

Nga Spartak Ngjela

Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend për dy gjera: lodhjen e shqiptarëve të rënduar nga kriza dhe një pinjoll i adoptuar i familjes Berisha qe po ngarend nëpër Shqipëri duke folur për taksat në një shoqëri që është e papunë. Një skifo shurdhuese dhe asgje më.

Por…Çdo të bëjë Saliu pas humbjes?
Do të flasë për reformën territoriale që ishte e ndërtuar kundër tij.. do heshtë nja dy muaj…por për asnjë çast nuk do ta pranojë që dështimi ka qenë i tij, sepse ai i imponoi Partisë Demokratike një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po politikanët e PD -së kështu do ecin, me metodën e Saliut që shqiptarët do të lodhen me PS-në dhe do t'ia japin Bashes edhe pse nuk e përfillin tani në mospranim? Por, kur do të lodhen shqiptarët për t'u çlodhur më Saliun?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?