FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuza për “spastrim etnik”, Kosova i kërkon Brukselit të rrisë presionin ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian një reagim më të ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila foli për mundësinë e “spastrimit etnik” në Kosovë. Prishtina ka vlerësuar se qëndrimi fillestar i BE-së ka qenë i pamjaftueshëm dhe i vonuar, duke kërkuar që Brukseli të ndërmarrë hapa më konkretë.

Deklarata e Paunoviqit u bë gjatë një interviste për televizionin serb “Kurir”, ku ajo u shpreh se, nëse do të ishte në pozitën e ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. Këto komente shkaktuan reagime të forta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet kosovare kanë njoftuar edhe masa ndaj saj, përfshirë një kallëzim dhe ndalimin e hyrjes së saj në territorin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, ku kërkon që Unioni ta dënojë qartë deklaratën e ministres serbe dhe t’i bëjë të ditur Beogradit se një gjuhë e tillë bie ndesh me vlerat evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën e datës 16 korrik, Qeveria e Kosovës kërkon që çështja të trajtohet edhe në kuadër të dialogut politik dhe procesit të integrimit evropian të Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj, Bashkimi Evropian e ka dënuar deklaratën e Paunoviqit. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cilësoi atë tronditëse dhe tha se është e vështirë të kuptohet se si një zyrtare që bën deklarata të tilla mund të vazhdojë të mbajë postin e ministres.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u distancua nga deklarata, duke thënë se ajo nuk përfaqëson qëndrimin e tij apo të qeverisë serbe dhe se politika zyrtare e Serbisë është dialogu.

Ndërkohë, Paunoviq nuk i ka tërhequr fjalët e saj, por ka pretenduar se ato janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Deputetë të opozitës serbe, mes tyre edhe deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kanë kërkuar shkarkimin e saj nga detyra. Ndërsa analistë nga Kosova dhe Serbia theksojnë se deklarata prek plagë të thella të luftës së viteve 1998-1999, kur mijëra civilë shqiptarë u vranë dhe qindra mijëra u dëbuan nga Kosova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?