Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 14:49 Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit Studentë, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestën kundër qeverisë. Situata është shoqëruar me tensione…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës

Kosova E premte, 3 Maj 2024 09:45
BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani theksojnë, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së dhe vazhdimi i masave kufizuese ndaj Kosovës është i padrejtë.

Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s’ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Por Bashkimi Evropian akoma nuk po lëviz në këtë drejtim. Me sa duket as thirrjet e vazhdueshme të Prishtinës për heqjen e masave nuk po lenë përshtypje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.

Vendet anëtare të BE do të vendosin se kur dhe a do të hiqen masat

Sipas tij, mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës. “Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por për këtë vendim vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, tha zëdhënësi Stano. Sipas zëdhënësit të BE-së, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit, duke e akuzuar qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara në veri megjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

Kritika nga Kosova

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeffry Vovenier, tha se “vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhje të qeverisë, se BE-ja miratoi Planin e Rritjes ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, i cili një ndër synimet ka edhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit në bllok. Në këtë linjë ai thotë se “masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. “Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

BE nuk është e bindur

Por si e shohin analistët politik situatën aktuale dhe raportet qeveri e Kosovës BE, rreth pikëpamjeve të tyre për masat. Analisti politik Blerim Burjani, i tha DW-së se qeveria e Kosovës duhet me fakte ta bindë BE-në për heqjen e masave. “Heqja e masave nuk po ndodh për arsye se BE-ja ende nuk është e bindur politikisht dhe nuk ka besim në Qeverinë e Kosovës se do të ketë de-eskalim të qëndrueshëm. Konsideroj se Qeveria e Kosovës, e sidomos njësia speciale duhet të shihet sa më pak në veri, dhe qeveria të vazhdoj të kontribuojë në qëndrueshmërinë e stabilitetit në veri. Vlerësimi i gjendjes në veri duhet të jetë i shkruar për t’i dërguar BE-së konstatim të gjendjes që duhet të jenë raporte korrekte dhe të faktuara. Pra, mendoj se duhet të ketë raporte objektive të faktuara për ta bindur BE-në. BE-ja nuk bindet vetëm me fjalë dhe konferenca shtypi, por me raporte të detajuara të deritashme për gjendjen në veri”, thotë analisti Burjani.

Mund t'ju interesojë

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

Para 5 orësh
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Para 5 orësh
Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në Kosovë

Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në Kosovë

Para 17 orësh

Masat ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit
Para 4 minutash

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit

Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive
Para 22 minutash

Trump kërcënon Iranin me luftë pas dyshimeve për bombë radioaktive

Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni
Para 53 minutash

Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!
Para 1 ore

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 15 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 18 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 20 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 15 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.