FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova ”kërcënon” Shqipërinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka paralajmëruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me tarifa doganore, si ato që u vendosën ndaj Serbisë dhe Bosnjes. “E kam njoftuar tashmë Bashkimin Europian se Kosova do të ketë të njëjtën qasje ndaj të gjitha vendeve në rajon. Gjatë takimit me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare ju kërkova tërheqjen e të gjitha tarifave ndaj Kosovës”-citohet të ketë thënë ministri përgjegjës për tregtinë në Kosovë.

”Ndër të tjera, ne shprehëm shqetësimet tona ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pasi prodhuesit tanë nuk lejohen të eksportojnë peshk. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme të marrë masa specifike ndaj disa vendeve të veçanta, në varësi të kërkesave që ato vende kanë për prodhuesit tanë”,-mësohet të ketë thënë ai.

Duket se pas Serbisë dhe Bosnjes, Kosova dëshiron të hyjë në një “luftë” të egër tregtare në rajon. Nëse shkaku i tarifave kundër Serbisë dhe Bosnjes ishin të motivuara politikisht, ndaj Shqipërisë duken që kanë motiv të pastër ekonomik. Prej kohësh autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë pasur përplasje për tregtinë e produkteve të veçanta, si patatja, apo bllokimi i miellit kosovar nga autoritetet shqiptare. Produktet bujqësore që vijnë nga Kosova janë ato më të tarifuarat nga autoritetet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?