Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

​Kurti pritet të përfundojë në tërësi mandatin, skepticizëm për zgjedhje në vjeshtë

Kosova E diel, 2 Qershor 2024 14:52
​Kurti pritet të përfundojë në tërësi mandatin, skepticizëm për zgjedhje në vjeshtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria e Kosovës pritet të përfundojë në tërësi mandatin deri në shkurt të vitit 2025, pas dështimit për të arritur një konsensus me partitë opozitare për shpërndarje të Kuvendit. Megjithëse kryeministri, Albin Kurti ka shprehur preferencën që zgjedhjet të mbahet në vjeshtë, kjo gjë po shihet e pamundur nga analistët politikë.

Sipas tyre, Ligji për Zgjedhje të Përgjithshme parasheh që zgjedhjet e rregullta të mbahen jo më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit, ndërkaq konsiderojnë se për zgjedhje të parakohshme nuk pritet të ketë vullnet opozita, pas dështimit të mbajtjes së tyre në qershor.

Megjithatë, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje tregojnë gatishmërinë për zgjedhje kurdo që paraqitet mundësia brenda këtij viti.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, thotë se kurdo që ka pajtim ndërmjet partive opozitare janë të gatshëm për zgjedhje.
“Ne kemi thënë se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja kurdo që paraqitet mundësia. Kurdo që ka pajtim ndërmjet partive opozitare, ne e kemi thënë kohë më parë se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Opozita nuk është e gatshme dhe janë tërheq prej kërkesave të tyre që i kanë pasur se tri vite”, thotë ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mirëpo, skeptik për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë apo qofshin ato të rregullta është analisti politik, Artan Muhaxhiri.

Ai thotë se nuk ekziston ndonjë momentum opozitarë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në vjeshtë.

Sipas tij, opozita është e përçarë për t’ia ndërprerë Kurtit mandatin, ndërkaq thotë se në bazë të legjislacionit, do të jetë e pamundur që zgjedhjet e rregullta të mbahen në vjeshtë.
“Nuk ekziston ndonjë momentum opozitarë i cili do të nxiste kryeministrin Kurti për zgjedhje të parakohshme. Ai është konfort në pozicionin e tij dhe nuk ka ndonjë rrezikim, pasi opozita është e përçarë dhe ka dallime të mëdha. Më shumë duket ndonjëherë se ka dallime më të mëdha opozita ndërmjet veti sesa në raport me kryeministrin Kurti dhe LVV-në. Duket se ishte vetëm një manovër për një plan eventual në të ardhmen, pra takimi mes Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Do të jetë zhgënjyese sepse në këta muaj të mbetur nuk do të ketë mundësi për zhvillime kualitative. Kosova është nën sanksione, dialogu nuk pritet të vazhdojë. Njëjtë edhe raporti i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës nuk ka asnjë indikacion se do të ndryshojë pozitivisht”, deklaron Muhaxhiri.
Po ashtu, edhe analisti, Arbnor Sadiku, thotë se Qeveria Kurti do të jetë ekzekutivi i parë që përfundon mandatin e saj deri në fund.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Madje, ai parasheh që partia në pushtet, LVV të përafrohet me PDK-në, në një koalicion të ardhshëm qeveritar.

“Gjasat janë që të kemi zgjedhje të rregullta dhe natyrisht konsensusi do të jetë ndërmjet partive politike. Në zgjedhjet e radhës si duket LVV-ja, do të duhej të jetë në koalicion qoftë me PDK-në dhe LDK-në për të arritur zgjidhjen e presidentit në pako. Si kemi pa aktivitetet e fundit afërsia ka qenë me PDK-në dhe gatishmëria ka qenë më e madhe për shkak të problemeve të brendshme që i ka PDK-ja. Kurse LDK-ja si duket është e vendosur që të jetë edhe një mandat në opozitë dhe të mundohet të ruaj Prishtinën me çdo kusht. Kurse sa i përket AAK-së, ata nuk kanë qenë të gatshëm të hyjnë në zgjedhje se nuk kanë pasur asnjë premtim nga LVV-ja që do të marrin në koalicion”, theksoi ai për kp.Gjatë kësaj jave, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bëri të ditur se sipas tyre është ezauruar mundësia për zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të shpërndarjes së Kuvendit brenda muajit maj.

Mund t'ju interesojë

Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në Kosovë

Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në Kosovë

Para 6 orësh
Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: rasti ynë s’është Krime

Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: rasti ynë s’është Krime

Para 6 orësh
Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Para 18 orësh

Kundër shpërndarjes së Kuvendit janë deklaruar në LDK dhe AAK. Ata kërkojnë dorëheqjen apo shkarkimin e kryeministrit Kurti dhe më pastaj vetë-dorëheqjen e deputetëve.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje te parakohshme brenda këtij viti, por vetëm përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 4 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 4 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 5 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 5 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 4 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 7 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 9 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 4 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.