FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngjarja e rëndë në Zubin Potok, 8 persona në pranga. Ministri flet për një arsenal arm@sh

“Përgjegjës zyrtar për sulmin në kanalit të ujit në Zubin Potok është Beogradi”,-tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë. Ai tha se kemi të bëjmë me një grup profesional të mirëorganizuar teksa shtoi gjithashtu se për rastin janë vënë në pranga tetë persona të dyshuar.

“Pas hetimeve intensive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona të dyshuar në stacion policor si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe AKI-në”.

Sveçla sulmin e cilësoi si më të rëndin të kryer ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës që nga përfundimi i luftës. ”Ky sulm terrorist nuk është vetëm një sulm i rëndomtë por është një sulm i organizuar nga grupe apo organizata që janë profesioniste në organizimin e sulmeve të tilla që janë terroriste. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontrollet e kryera është sekuestruar një arsenal armësh, municione si dhe lëndë shpërthyese. Për goditjen e kanalit, siç u bë e ditur, është vendosur në një çantë të zezë të paktën 15-20 kg lëndë plasëse, që është aktivizuar me detonator mekanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?