Shefi i qeverisë holandeze: Shpresoj ta shoh Kosovën në BE
Kryeministri i Holandës, Rob Jetten ka shprehur mbështetjen e tij për të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë, po”, ka thënë Jetten për Euronews Albania. Jetten po merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë.
Ky samit ka mbledhur sot zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere, drejtues të industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të inovacionit teknologjik.
Sipas NATO-s, ky forum përbën një nga aktivitetet më të rëndësishme të nivelit të lartë kushtuar prodhimit, investimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse në hapësirën transatlantike.
KOHA JONË SONDAZH

