FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkatërrojnë makinën për një selfie në lumin Valbonë

Gazeta Express zbardh të vërtetën e automjetit që u gjet i zhytur në lumin Valbonë ditën e djeshme dhe u raportua në media.

Në raportimet e mëparshme pati një sërë variantesh për arsyet e rënies të supermakinës Audi RS 7, por asnjëra prej tyre nuk qëndron. Vajza për të cilën u raportua se e kishte hedhur me qëllim makinën e saj në lumë, në fakt nuk e ka bërë diçka të tillë që të përfitonte nga siguracionet dhe garancia e automjetit luksoz.

Gazeta Express kontaktoi me autoritetet policore dhe u informua për shkakun që solli rënien e makinës në lumin Valbonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina është në pronësi të një çifti me origjinë nga Kosova, të cilët jetonin në Zvicër. Burrë e grua kishin ardhur për pushime në Shqipëri dhe në një moment kanë ndaluar pranë rrjedhës së lumit Valbonë për të bërë një foto selfie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti është larguar nga automjeti dhe padashur ka harruar ta  sigurojë makinën duke e lënë në afolje. Në kushtet e terrenit të papërshtatshëm, automjetin e ka marrë inercia dhe ka përfunduar në Valbonë.

Kësisoj, makina mijëra euroshe u shkatërrua aksidentalisht… për një selfie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?