Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundvitit

Pika kufitare e Morinës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të qarkullimit të qytetarëve gjatë 24 orëve të fundit, duke u shndërruar në një nga nyjet më të frekuentuara të lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare dhe Migracioni, në territorin shqiptar kanë hyrë 10.684 shtetas, të shoqëruar nga 4.472 automjete. Ndërkohë, në dalje nga Shqipëria drejt Kosovës janë regjistruar 12.601 persona me 4.976 mjete, çka tregon një fluks më të lartë lëvizjesh në këtë drejtim.

Autoritetet kufitare kanë marrë masa për përballimin e situatës, duke vënë në funksion 12 sportele në të dy kahjet, me qëllim shmangien e radhëve dhe përshpejtimin e procedurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime zyrtare bëjnë me dije se pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme europiane, si Italia, Zvicra dhe Gjermania, të cilët po kalojnë tranzit përmes Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç udhëtimeve për festat e fundvitit, një pjesë e qytetarëve po lëvizin drejt Kosovës edhe për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, që zhvillohet ditën e nesërme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?