Përfshihen nga flakët disa autobusë në Durrës

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një biznes pranë rrugës nacionale në zonën e Fllakës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë disa autobusë të linjave urbane, të cilët ndodheshin të parkuar dhe jashtë funksioni. Zjarri është vënë re fillimisht nga kalimtarë dhe punonjës të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim shmangien e përhapjes së zjarrit në ambientet përreth dhe në biznese të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar origjinën e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?