A doni xhama të zinjë në makina? Lexoni njoftimin e Transportit Rrugor

Drejtuesit e makinave të cilat kanë xhamat e pasëm të errët tani nuk mund të shqetësohet më për gjobat. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se xhami i pasëm mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%.

DPSHTRR njofton me anë të një statusi në Facebook se kjo e drejtë i jepet çdo drejtuesi mjeti, mjafton që që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i ligjshëm.

Në ditët në vijim priten informacione të reja nga DPSHTRR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja njoftimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i ligjshëm, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse!

Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?