A duhet besuar misioni EURALIUS? Ndryshoi në përkthim ligjin e Vetingut

Ka ndodhur një “lapsus” gjoja në përkthimin e ligje të Reformës. Mësohet se EURALIUS (Misioni Europian) nuk ka ndryshuar vetëm përmbajtjen e ligjit të Vetingut në variantin në anglisht, por edhe atë të ndryshimeve kushtetuese të 21 korrikut.

TV Klan ka siguruar ndryshimet e dy varianteve, që u konstatuan nga Partia Demokratike. Në nenin B të kushtetutës, në variantin shqip thuhet se Operacioni ndërkombëtar e monitorimit i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidateve për pozicionin e anëtarit të komisionit, gjyqtarit te kolegjit të apelimit dhe komisionerit publik.

Ne variantin anglisht të EURALIUS, i shtohet pjesa, “sipas atyre që parashikon ligji”. Por kjo shtesë, e shtuar në kushtetutën në anglisht, të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, sipas opozitës, i jep kuptim tjetër nenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nenin C , në variantin shqip thuhet se Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnë vendimet e tyre si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku. Në versionin anglisht thuhet se informacionet e nevojshme të marra nga publiku mund të merren në konsideratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ligjin e shumëdiskutuar të Vetingut, në nenin 8 në variantin shqip thuhet se Lista për votim përmban kandidatë të cilët plotësojnë kriteret formale, përveç atyre që nuk janë rekomanduar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimi. Në variantin anglisht të Euralius, thuhet “përveç atyre që janë rekomanduar”. Pra është hequr fjala Nuk, çka i jep tërësisht tjetër kuptim këtij neni.

Në nenin 33 në lidhje me hetimin e pasurisë thuhet se ILDKPKI, mund të kërkojë nëpërmjet drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të parave ose ministrisë së drejtësisë, dokumente që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta… Në variantin anglisht kjo fjali është hequr.

Në nenin 33 në shqip thuhet se kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta. Në anglisht thuhet sipas provave më të sakta, duke e relativizuar saktësinë e provës.

Në nenin 49 procesi penal shndërrohet në proces rivlerësimi, përsa i përket deklaratës së dhënë nga dëshmitari apo eksperti.

Në 14 nene të Ventingut dhe tre nene të kushtetues, sipas opozitës, ka ndryshime thelbësore qe tjetërsojnë kuptimin dhe veprimin e ligjit. Për ketë arsye, opozita iu drejtua gjykatës kushtetuese për ta ripërkthyer ligjin dhe për t’ia dërguar serish komisionit te Venecias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?