FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A mos vallë, ambasadorët e BE dhe OSBE do të na japin edhe dinamitin për të hedhur në erë Teatrin Kombëtar?!

Nga Erion Malaj

Duke qenë se ambasadorët e BE dhe OSBE na japin termometra, doreza e paracetamol që të ruhemi nga Covid-19, jam kurioz të di, mos do na japin dhe dinamitin për të hedhur në erë Teatrin Kombëtar?

Si qytetar i këtij vendi, nuk mund të bie kurrsesi dakord me mënyrën se si po trajtohet çështja e teatrit kombëtar. Për mua, është mëse i nevojshëm një teatër i ri, por le të ndertohet diku tjetër! Pse kaq me merak të prishim të vjetrin? Pse e kanë me nxitim sa të votojnë online për një çështje kaq delikate?

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokracia dhe parimet tek të cilat besojmë nuk janë këto. Kam jetuar me vite të tëra në Europë, dhe s’mund të jem dakord me këtë lloj sjellje ndaj pronës publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkruaj si njeri racional, që besoj në parime të forta qytetarie, dhe që nuk ndikohem nga njohjet, preferencat apo zgjedhjet e mia politike. Nëse do flisja sipas njohjeve apo interesave personale, do shkruaja te kundertën. S’mund ta bëj, kam fytyrë dhe një djalë për të rritur, të cilit s’mund t’i them me sjelljen time “rritu bab dhe të jesh pa shtyllë kurrizore se ashtu të ecën më mirë në jetë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?