Ali Pash Tepelena dhe “Pashai” i Surrelit
Edi Rama e ka endërr Ali Pash Tepelenën. Natyrisht jo për fundin e tij ku përfundoi me kokë të prerë, por për atë që bëri ndër vitet 1790 deri sa vdiq. Nëse shikon me kujdes Edi Rama shkon pikërisht në Tepelenë, me kabinet qeveritar dhe krejt “oborrin” e tij, pasi ndjehet mirë si një Pasha i vertetë.
Ai tashmë ka gjithë pushtetet që i duhen një Udhëheqësi të tipit Pasha. I vendosur për tu mbajtur mend ndër shekuj, sipas tij, ai, pra Edi Rama vepron tamam si Ali Pash Tepelena dikur. Natyrisht tani jemi në kohë digjitale e jo shpatash, por si psikologji dhe si synim për një shtet të fortë rajonal, Edi Rama vepron si Ali Pasha.
Dhe Ali Pasha mbetet në histori për atë bëri, brez pas brezi ai kujtohet për bëmat në interesin kombëtar dhe jo për masakrat për të ruajtur pushtetin.
Por për lexuesin e sotëm që mund të mos ketë shumë kulturë njohje për të madhin Ali Pash Tepelena po botojmë disa radhë për “Luanin e Janinës”.
PAK HISTORI
Ali Pasha i njohur edhe si Ali pashë Janina ose Ali pashë Tepelenjoti (1741 ose 1743- 24 janar 1822) qe një sundimtar i fuqishëm fisnik shqiptar i Perandorisë Osmane me tendenca autonomiste që shndërroi Vilajetin e Janinës në Pashallëk.
Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, që përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja.
Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin.
Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën (Stambollin).
Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë.
Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.
AKTUALITETI:
Edi Rama në kushtet e vitit 2023 po luan fort si Ali Pasha, por ruhet shumë dhe kujdesshëm që përfundimi të mos jetë i njëjtë! Ndaj edhe pret koka nga të tijtë, që të mos giendet i vetëm në “ishull te Liqeni i Janinës”. Ai e beson, thonë njerëzit afër tij, se po bën për historinë e Shqipërisë. Mundet!
Por “Ali Pash Tepena” po merr koka nga kryesia e PS, ku një prej të rënëve “dëshmor” ishte Damian Gjiknuri. Ndërkohë Blendi Klosi fërkon duart por nuk e di se edhe koka e tij te shpata e Ali Pashes do të përfundojë, aty ku gjënden “kokat” e Sajmir Tahirit, Koço Kokëdhimës, Arben Ahmetajt, Ditmir Bushatit, …
PASHAI mbetet Pasha! /S.P./