FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arben Frroku është arrestuar në Holandë me dokumenta greke

Autoritetet holandeze kanë konfirmuar ndalimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku. Sipas policisë ai është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa.

Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – kryekomisarit Dritan Lamaj, në Shkurt të vitit 2012.

Të njëtat burime thanë se, ai është ndaluar në provincën Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas deklaratës së Berishës në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, policia shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndaliminin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku.

Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

Policia flet për arrestimin e Frrokut: Do ekstradohet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?