FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Dhunimi i lirisë dhe të drejtave të njeriut janë shkak për përmbysjen e çdo pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur modelin britanik për t’i dërguar mesazhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Në Londër, ku ndodhet këto ditë për vizitë, Basha ka postuar në rrjetet sociale një foto të Magna Carta, dokumenti që simbolizon betejat e popujve për liri.

Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Westminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve. Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti”,- shkruan Basha në postimin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur në rëndësinë e këtij dokumenti për demokracinë, Basha shton; “Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përveç pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?