FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha, Ramës: Do të vijë fundi shumë shpejt

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se po i vjen fundi shumë shpejt. Ai shprehet se shefi i qeverisë ka kapur drejtësinë.

Reagimi i kreut të PD u bë pas vendimit të Prokurorisë për të mos nisur hetimet ndaj kryeministrit. “Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin”,- deklaroi Basha.

Deklarata e kreut të PD në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën.

Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jetonËshtë e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë. 

Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!”, shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?