Basha, Ramës: S’ka zgjedhje pa u ndëshkuar krimi elektoral i vitit 2017

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nuk e lë luftën në mes” dhe se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. Qëndrimit të Edi Ramës, i është përgjigjur nga Britania e Madhe ku ndodhet për një vizitë, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës në Westminster (Parlamenti Britanik) Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar).

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungesën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas takimit, Lulzim Basha theksoi dhe një herë qëndrimin e PD dhe opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  “Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës”, – deklaroi gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i Lulzim Bashës i drejtohet kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili në takimin e sotëm më kandidatët e PS deklaroi se zgjedhjet do të quhen me standarde edhe pa pasur në garë opozitën reale të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?