Bashkia Lezhë, KQZ-së: Lironi mjediset e KZAZ deri në orën 16:00. Ndryshe…!

Shumë bashki në vend kanë filluar t’i kërkojnë KQZ-së që të mbyllë zyrat e KZAZ-ve, të cilat sipas dekretit të Presidentit nuk mund të zhvillojnë zgjedhje më datë 30 qershor.

Në Tropojë janë thyer xhamat dhe dera e KZAZ-së së qytetit në shenjë proteste ndaj vendimit të kryeministrit që don zgjedhje pa dekret dhe datë zgjedhje.

Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së. Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’. Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

Po kështu të gjitha bashkitë e drejtuara nga PD, LSI dhe PDIU.

Me sa duket kryeministri synon përplasjen dhe dhunën në datë 30 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?