FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Kërkoj ndjesë për ligjin e plehrave. Plehu është helm…”

Ish-Kryeminstri Sali Berisha duke folur nga foltorja e Parlamentit deklaroi se ka reflektuar për vendimin që mori në 2013 për importin e plehrave. “E kuptova në 2014 kur doganat shqiptare në kundërshtim flagrant me ligjin importuan 335 mijë ton mbetje. Unë personalisht nuk besoj se do të importohen vetëm mbetje të gjelbërta. Kam një rishqyrtim të qendrimit tim. Kam reflektuar, është helm, është pleh…”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, diverktivat e fundit të BE-së për Shqipërinë janë që të ndahen plehrat në origjinë. “Ekspertë europianë më të mirë e kanë bërë raportin për 2016. Ata janë kategorikisht kundër landfilleve dhe importit të plehrave”, tha Berisha.

Më tej, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës, Berisha u shpreh se “ky njeri ka alternativë vetëm drogën, plehun, helmin, prostitucioin”. Më tej Berisha citoi gjithë deklaratat e Ramës në 2013 kur ishte në opozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u kthyer tek situata aktuale dhe miratimi i ligjit nga mazhoranca e majtë, ai tha se “4 milionë euro rryshfet ka marrë me valixhe si dorë e parë ky avokati i plehut”. Sipas Berishës, në Elbasan është bërë një akt supermafioz me pasoja të rrezikshme ku janë depozituar mbetje të rrezikshme.” Është lejuar të futen 335 mijë ton mbetje të rrezikshme”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?