FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Britania e Madhe kërkon mjekë dhe infermierë, por jo nga vendet anëtare të BE

Duket se kriza në specialistë në sektorë si shëndetësia, inxhinieria dhe teknologjia e informacionit e kanë detyruar qeverinë e kryeministres britanike Theresa May të lehtësojë dhe vizat dhe kontratat e punësimit për këto profesione nga specialistë nga vendet që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe nga Zvicra.

Ministria e Brendshme dhe Emigracionit Home Office do të njoftojnë të premten se mjekët dhe infermierët dhe profesionet e mësipërme, do të përjashtohen nga kuotat e paracaktuara edhe kur ato arrijnë maksimumin në shifrën e afro 21 mijë vetëve.

Britania ka nevojë të madhe për mjekë, sidomos për pediatër, kardiologë dhe neurologë, si dhe infermierë. Po ashtu nevoja të mëdha dhe vende të lira pune ka për specialistë të teknologjisë së informacionit, inxhinierë dhe mësues. Shërbimi shëndetësor britanik ka 35 mijë vende të lira pune për infermierë dhe afro 10 mijë për mjekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita laburiste e mirëpret vendimin e qeverisë, ndërkohë që drejtuesit e shërbimit shëndetësor, NHS, ndihen të lehtësuar nga vendimi i kryeministres.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq në Shërbimin Shëndetësor Britanik ka një rritje progresive të mjekëve dhe infermierëve të ardhur kohet e fundit nga Shqipëria.

Kjo lëvizje e fundit e kryeministres Theresa May, duket se flet për një drejtim të ri të politikes britanike të emigracionit në periudhën post-brexit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?