FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çahet Partia Socialiste, Mimoza Hafizi: Po krijojmë parti të re me Ben Blushin

Jo pak herë është ka pasur aludime se deputetët e pakënaqur me Kryeministrin Edi Rama në PS janë drejt krijimit të një partie të re. Por sot, deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi e pranon publikisht se një grup deputetësh po mendojnë seriozisht krijimin e një force të re politike.

Në një intervistë për televizionin “Ora Neës”, Hafizi shprehet se së bashku me deputetin Ben Blushi do të krijojë një parti që kërkon një qeverisje ndryshe të vendit.

“Po profilojmë një parti që kërkon një shtet të së drejtës. Unë dhe Blushi po dëgjojmë qytetarët për parti të re, pas betejës për demokracinë në PS është e qartë që s’ka parti që plotëson kërkesat e qytetarëve. Shumë qytetarë po na kërkojnë një lëvizje të re. Po mundohemi të profilojmë një parti që kërkon qeveri stabël”,- tha Hafizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prononcimi i Mimoza Hafizit për “Ora News”

Swiss Digital Mobile Reklama

A do largoheni nga PS ju dhe Blushi?

Mimoza Hafizi: Prania jonë në PS është formalitet. Kemi bërë betejën brenda PS. Nuk ka rëndësi a jemi pjesë, por si do i përgjigjemi kësaj kërkese për realitet ndyrshe.

Zonja Hafizi pranon se projekti për një levizje të re politike është në fazën e konsultimeve me qytetarët, të cilët do të jenë përcaktue të profilit të kësaj force.

Mimoza Hafizi: Ne pas betejës për demokracinë ne PS e kemi të qartë se nuk ka një parti që plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Shumë qytetarë po na kërkojnë një lëvizje të re. Po mundohemi të profilojmë një parti që kërkon qeveri stabël, shtet të së drejtës dhe njerëz që nuk militojnë se kanë interesa direkte.

Hafizi dhe Blushi, kanë qenë bashkë në betejën që ata e cilësojnë demokratizim të PS.

Në intervistën për Ora News, deputetja Hafizi thotë se brenda dhe jashtë Partisë Socialiste ka deputetë që nuk pajtohen me mënyrën se si po funksionojnë deri më tani forcat politike, por …

Mimoza Hafizi: Secili e di vetë si e sheh të ardhmen politike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?