Çështja “Tahiri”. Presidenti Meta: Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot zhvillimet politike në vend dhe procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua nga gjykata me “arrest shtëpie”.

Lidhur me vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Presidenti Meta tha se “drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për të forcuar besimin te shteti i së drejtës”.

Deklarata e kreut të shtetit u bë në qytetin e Cërrikut, ku Presidenti ndodhet për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të batalionit partizan të Dumresë.  Së bashku me kryetarin e Bashkisë, së Cërrikut, Altin Toska, deputetë të Elbasanit, Presidenti Meta vendosi kurora me lule në memorialin kushtuar batalionit partizan të Dumresë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë përvjetor jubilar dhe të vizitoj Cërrikun. Nderim sakrificave të rinisë dhe rezistencës partizane që udhëhoqi Luftën Nacional- Çlirimtare”,- tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij kreu i shtetit bëri apel për më shumë vlerësim ndaj vlerave të Luftës Nacional Çlirimtare. “Është momenti të përkulemi me respekt para dëshmorëve të LANÇ. Duhet të kujdesemi më shumë për monumentet e LANÇ dhe gjithçka që lidhet me luftën partizane”,- tha kreu i shtetit.

Pas ceremonisë për batalionit partizan të Dumresë, Presidenti Meta mori pjesë në Panairin e Agrobiznesit dhe Artizanatit në Cërrik. Kreu i shtetit u takua me zejtarë e fermerë të zonës së Cërrikut. Gjatë fjalës së tij, Presidenti u shpreh se duhet të promovohen më shumë produktet bio “Made in Albania”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?