FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata shokuese e Hoxhës: Vrasësit e Artan Santos janë ekzekutuar

Ndërkohë që prokuroria dhe policia po hetojnë, siç thonë sëpaku pubikisht, rreth vrasjes së bujshme të bankierit Artan Santo, vjen një deklaratë surprizë. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar të enjten në mbrëmje te emisioni ‘Të paekspozuarit’ ngjarjen kriminale të vrasjes së një shqiptari në Ekuador, person i cili ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas tij në Ekuador janë vrarë 6 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

“Ky është shqiptari i dytë i vrarë për kokainë në Ekuador. Kohët e fundit shqiptarët kanë mbërritur ne Ekuador një shtetas që është një personaszh që drejton grupin e kokainës, ka tetë vite që qëndron atje. Emri akoma nuk është bërë i ditur. Dyshohet që është viktima e gjashtë brenda 6 muajësh, dhe shqiptar është i dyti . Pozicionin e Kolumbisë e ka zënë, Ekuadori, Peruja, Bolivia. Ekuadori prodhuesi më i madh i kokainës në botë.”- u shpreh Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për hetimet lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo tre vjet më parë, Hoxha thotë se s’ka asgjë të re në lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij vrasësit e Santos janë ekzekutuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Autorët e asaj ngjarje janë ekzektuar. Të paktën në dijeninë time ata janë persona që janë ekzekutuar”, është shprehur Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?