FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët / Aktorë të paparë në sallën e Parlamentit, kurse në kafe bashkë

Shumëherë në sallën e parlamentit, kur janë në transmetim direkt, deputetët e PS dhe PD zihen e shamatohen keq, aqsa populli kujton se plasi grushti  dhe do vriten në emër të popullit. Ndërsa sot
 “molla e sherrit” në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama replikoi me deputetët e PD-së, të cilët fajësuan politikat e qeverisë për mungesë të transparencës si dhe favorizime të universiteteve private, dhe në fund takohen në kafe ku nuk ka kamera televizioni.
Me dy nga të cilët Rama replikoi më shumë, Luçiano Boçin dhe ish deputetin socialist Asllan Dogjani, kryeministri është parë të shkëmbejë biseda mjaft miqësore në kafen e institucionit ligjvënës.
Siç duket në fotot e citynews, Rama ia ka shtruar me kafe e muhabet në lokal me demokratët. Dhe mendoni… Luçianos bënte sikur nuk i dinte as emrin, duke e quajtur Luçano në debatin e fortë në Kuvend për kuotat e Universiteteve. Ndërsa deputeti tjetër Dogjani u pa në sallën e parlamentit i egërsuar sikur donte ta shqyente kryeministrin Rama.
Mundet të jetë rastësi kjo foto, porse që shumë deputetë janë aktorë të nivelit të lartë, pasi në sallën e parlamentit debatojnë e shahen, kurse skutave takohen dhe zgjidhin hallet e njëri tjetrit.
A thua edhe Rama dhe Basha bëjnë këtë rol?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?