Deputeti Kujtim Gjuzi jep zgjidhjen për krizën politike në vend

Eshtë folur kohët e fundit për nivelin e parlamentit pas ikjes së deputetëve të opozitës. Eshtë thënë se janë të blerë deputetët e opozitës së re. Nga të gjithë deputetët të cilët kanë hyrë nga listat kohët e fundit, shumica as që meritojnë të jenë përfaqësues, pavarësisht se kryeministri i përdor për shantazh ndaj deputetëve të tij kritikë brenda PS-së.

Rudina Hajdarin e kemi parë se si flet, deputetë të tjerë i kemi dëgjuar se ç’nivel kanë, bile kur i dëgjon duhet të marrësh vrapin. Përveçse parlamenti, pas ikjes së opozitës reale, është jo legjitim, por tashmë u kthye dhe në sallë estrade.

Këtë të enjte ishte live në news24 deputeti Kujtim Gjuzi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Kujtim Gjuzi (i futur nga listat e deputetëve të PD), i pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin të “Të PaEkspozuarit” në lidhje me Edi Ramën se si e njeh, deputeti tha se në vitin 1982 e kam vënë Edi Ramën, për një bast 200 lekë, mu në majën e kalit të Skenderbeut. Bile deputeti Gjuzi, theksoi se kam 7 dëshmitarë për këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli Rakipi me zor e mbante të qeshurën dhe vazhdoi më tej bisedën me deputetin për situatën politike. Rakipi e pyeti se “pse nuk e merr t’i Kujtim qeverinë në dorë”, por deputeti insistoi se nuk është momenti. Më pas deputeti akuzoi live kryeministrin Rama se shkon në zyrën e Gramoz Ruçit dhe rri me këmbë përpjetë! Insistimit të moderatorit Rakipi për këtë punën e këmbëve përpjetë, deputeti Gjuzi lëshoi disa akuza, të cilat ishin sfiduese për kryeministrin. Bile deputeti e kërcënoi publikisht kryeministrin Rama që nuk do ta lejojë të kryejë veprime të tilla, ndonëse Rama është intelegjent.

Po kështu deputeti i ri Kujtim Gjuzi shtoi se si mund të zgjidhet situata në Shqipëri, se si mund të përfundojë Bashkimi Europian, se pse Presidenti amerikan mbetet më i miri, etj. Ai sugjeroi se si mund të zgjidhet kriza. Mendimi i deputetit kishte të bënte se Rama edhe mund ta mbajë, por edhe jo postin e kryeministrit!

Në fund deputeti Gjuzi tha se Edi Rama na ka premtuar neve në vitin 2013 se Presidentin e Republikës do të na e jepte si parti, por ai nuk e mbajti fjalën.

Pra edhe pas kësaj interviste live kuptohet se në çfarë gjëndje është parlamenti sot!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?