E pëlqente presidenti francez, protestuesit i vënë flakët restorantit!
Në Francë nuk ka qetësi. Në kryeqytet, protestuesit i vunë flakën restorantit “La Rotonde” i njohur për organizimin e festimeve të Presidentit francez, Macron, kur ai udhëhoqi raundin e parë në zgjedhjet presidenciale të 2017-ës. Policia tha se disa qindra nga ata që i përshkroi si “elementë radikalë” ndezën kazanët dhe hodhën fishekzjarrë restorantit të njohur.
Zjarrfikës dhe forca policie rrethuan zonën duke bërë të mundur mos djegien totale të restorantit të njohur, ku Macron e ka si “shtëpinë” e tij.
Po kështu protestuesti dogjën makina policie duke kërkuar anullimin e reformës së pensionëve.
Ndërkohë edhe bare dhe restorante të tjera ku presidenti francez shkon u rrethuan që të mos digjeshin nga protestuesit.