Edi Rama: “Basha ikën për të bërë politikë me krimin qytet më qytet”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e kriminalitetit në Shkodër. Ai thotë se e vërteta e shifrave flet qartë, por sipas tij nuk ia vlen të merresh me llafet e kujt ikën nga Kuvendi “për të bërë politikë me krimin qytet më qytet”.

“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik.Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?