Kryeministri Rama në përkujtim të 11 shtatorit 2001 në New York

Edi Rama poston sot videon e mëposhtëme në kujtim të 11 shtatorit 2001. Kryeministri në postimin e tij shkruan:”Me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë”.

Sulmet e 11 shtatorit 2001 do të mbahen mend gjatë në historinë e njerëzimit si ngjarja që ndryshoi situatën e sigurisë në botë, dhe nisi luftën e fuqishme ndaj terrorizmit global.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati ajo ngjarje tragjike ishte një sulm jo vetëm ndaj SHBA-ve, por ndaj vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku mijëra njerëz humbën jetën, ndryshuan botën ashtu siç e njihnim. Sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale. Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë përveçse ta përballojmë së bashku”, shkruan Bushati në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?