FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Nuk ka asnjë deputet me rekorde kriminale në Parlament

Parlamenti u përfshi në një polemikë të madhe, ku opozita kërkoi që të futen në rendin e ditës, kushtet e saja dhe pasi Berisha sulmoi egër kryeministrin Rama opozita iku nga parlamenti, duke e braktisur.

Kryeministri Rama tha se nuk kemi opozitë serioze në parlament, ndaj ne do të ecim para. Dhe në parlament nuk ka asnjë deputet me rekorde kriminale, tha Edi Rama.

Ndërsa Vangjel Dule kryetari i PBDNJ foli ashpër kundër qeverisë Rama e sidomos ndaj Ramës në lidhje me atë që tha se “nuk ka asnje deputet me rekorde kriminale”. Pse na lodhe atëhere tre muaj me këtë ligj për dekriminalizimin, kur tani na thua se nuk kemi asnjë. Dule akuzoi për mosmbajtje premtimesh nga ana e Edi Ramës dhe sulmoi se asgjë nuk po bën qeverisja për punësime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?